Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04/2026 23:23

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani zhvilluan bisedime në Islamabad të Pakistanit, me qëllimin për të arritur armëpushim që pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme më 28 shkurt pas përfshirjes së Amerikës në sulme krah Izraelit. Delegacioni iranian udhëhiqet nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa ai amerikan nga zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner. Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet në Islamabad janë "ballë për ballë", ku në një dhomë diskutimet po zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë, iranianë dhe pakistanezë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se negociatat në Islamabad kanë ecur mirë, por çështja që shkakton mosmarrëveshjen më të madhe mes palëve mbetet Ngushtica e Hormuzit. Teksa palët ishin në tryezën e bisedimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale se “Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti, dhe se tashmë po pastrohet nga minat e vendosura nga iranianët”. Ndërkohë u raportua se një anije amerikane po kalonte për herë të parë në Ngushticë, por Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se dy anije amerikane ndodhen në Hormuz për një operacion pastrimi nga minat. Pakistani është mikpritës i negociatave kyç mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, teksa në fuqi është armëpushimi i brishtë, i arritur më 7 prill. Këto pritet të jenë bisedimet në nivelin më të lartë mes SHBA-së dhe Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe negociatat e para zyrtare ballë për ballë mes dy palëve që nga viti 2015, kur u arrit marrëveshja për programin bërthamor të Iranit. Donald Trump e anuloi këtë marrëveshje në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00