Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, e përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në një mision për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një intervistë për emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”, ai theksoi se për momentin, Gjermania nuk do të përfshihet në këtë konflikt ushtarak.