Një predhë ka goditur një anije në Ngushticën e Hormuzit, e pohuar kjo nga Agjencia Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO), e cila monitoron sigurinë e anijeve dhe të marinarëve në mbarë botën. Anija, flamuri i së cilës nuk është identifikuar, u godit “nga një predhë e paidentifikuar ndërsa po kryente një kalim në dalje” nga Ngushtica e Hormuzit, theksohet në deklaratë.