Një 48-vjeçar është arrestuar pas disa orësh kërkim në plazhin e Gjirit të Lalzit, pasi ka hequr me forcë flamurin turk nga një vendroje. Policia thotë se ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale Sh.S., banues në Mazrek, Tiranë, pasi ka hequr flamurin dhe e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.