Top Channel/ Hong Kong 3 ditë zi kombëtare, konfirmohen 146 viktima nga zjarri
30/11/2025 22:58

Të paktën 146 persona humbën jetën nga zjarri shkatërrues që përfshiu ndërtesat e banimit në Hong Kong, të mërkurën. Policia njoftoi numrin e të vdekurve të dielën, duke paralajmëruar se nuk mund të përjashtohet rritja e tyre, pasi 150 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa nga flakët mbetën edhe 79 të plagosur. Shtatë nga tetë blloqet e kullave në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në lagjen veriore Tai Po u dogjën me shpejtësi. Autoritetet e Hong Kong shpallën tri ditë zie kombëtare, duke filluar nga e shtuna deri të hënën, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën në vendngjarje për të vajtuar viktimat. Njerëz që prisnin në radhë deri në 2 kilometra iu drejtuan vendin ku ndodhi tragjedia, duke vendosur lule dhe shënime të shkruara me dorë. Zyrtarët mbajtën tre minuta heshtje para se të fillonin periudhën e zisë, dhe flamujt e Kinës dhe Hong Kongut valëviten në gjysmë shtizë. Ky ishte zjarri më vdekjeprurësi në Hong Kong në më shumë se 70 vjet, dhe numri i të vdekurve është rritur çdo ditë, ndërsa zyrtarët po punojnë për të identifikuar trupat. Tetë persona janë arrestuar me dyshimin për korrupsion gjatë rinovimeve që kishin ndodhur në kulla, ndërsa tre të tjerë u ndaluan me akuza për vrasje të paqëllimshme. Zjarri - i cili u përhap shpejt si lart ashtu edhe midis blloqeve - u shua plotësisht vetëm të premten në mëngjes, rreth 40 orë pasi filloi, dhe u deshën më shumë se 2000 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll.

Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34