Gjatë vitit 2025, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi ka trajtuar 12 ankesa për shtetasit e huaj. Një prej çështjeve që është shprehur me vendim në mes të 2026 lidhet me mos lejimin e një rezidente amerikane, për shkak të orientimit seksual, të ushtrohet pranë një palestre force për femra në Tiranë. Komisioneri ka konstatuar se administratori i palestrës e ka trajtuar në mënyrë të diferencuar dhe të padrejtë ankuesen, për shkak të identitetit gjinor, duke sjellë për pasojë diskriminimin e saj.