Një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij edicioni të MIK Festival ju kushtua lirikut të vokalit shqiptar Gaqo Çako. Si një homazh në 90 vjetorin e lindjes në Korçë më 1935, nën praninë e artistëve të njohur dhe kujdesin e organizatores së festivalit, artistes Inva Mula mbrëmja riktheu në skenë tingujt dhe emocionet që Gaqo Çako u ka dhuruar brezave. Mes emocionesh dhe kujtimesh Inva Mula artistja me famë ndërkombëtare ndau disa nga kujtimet e saj me Gaqo Çakon