Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 Janarit” së bashku me familjarët e të ndjerëve. Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë.