Familjarë të viktimave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të katër viktimave të 21 janarit. Kryeministri Edi Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë.