Nga holli i teatrit Andon Zako Çajupi miq dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën poetit Skënder Rusi. Liriku korçar u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare duke lënë pas krijimtarinë e pasur që ka spikatur për thellësinë dhe ndjeshmërinë. Përfaqësues tw politikës, artit, kulturës dhe qytetarë u bënë pjesë e ceremonisë së homazheve për t'i dhënë lamtumirën krijuesit dhe për të ndarë me familjarët dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur dhe personalitetit të letërsisë shqipe. Djali i tij Erisi tregon sesi poeti deri në momentet e fundit nuk ndali së krijuari vargje