Në Holandë ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e telefonëve celularë gjatë orës së mësimit. Në fillim të vitit, kjo gjë ishte bërë për shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë, por tanimë, aparate të tilla do të ndalohen edhe në shkollat fillore. Ministria e Kulturës në Hagë vendimin e argumenton, se telefonat mobile u shkëpusin vëmendjen nxënëseve dhe nxënësve, ulin aftësinë e tyre të përqendrimit dhe kanë efekt negativ ndaj rezultateve në mësime.