Një burrë në Bitonto, në rajonin e Puglias në Itali, rrezikoi të humbiste një fitore prej 1 milion eurosh pasi hodhi gabimisht në plehra kuponin fitues të basteve. Falë ndërhyrjes së punonjësve të kompanisë së pastrimit Sanb, bileta u gjet brenda 48 orëve mes grumbujve të mbeturinave, pas kontrollit në gati 6 milion ton mbeturina. “U gjet mes tonesh me mbeturina“, ka deklaruar ai, pasi punonjësit i erdhën në ndihmë për ta gjetur.