“E pafalshme”; kështu e cilësoi ministri i jashtëm izraelit deklaratën e homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili tha për një media italiane se Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”. Lavrov i bëri këto komente teksa përpiqej të justifikonte portretizimin e Ukrainës nga Rusia si naziste, në një kohë kur vetë presidenti i saj, Volodymyr Zelensky është hebre.