Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi ashpër deklaratën e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje. Ka plasur një skandal i madh në Izrael lidhur me këto fjalë, reagimi ishte i menjëhërshem e megjithatë, askush nuk po dëgjon mohime apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi prej andej është heshtja… kjo do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Ose ndoshta nuk i ka nxënë kurrë ato mësime.