Top Channel/ “Historike”, Trump marrëveshje nafte me Venezuelën: 65 miliardë fuçi i kontrollon SHBA!
29/08/2026 12:41

Donald Trump përshëndeti ate qe e cilesoi “nje marrëveshjen historike” me Venezuelën, në bazë të të cilës Shtetet e Bashkuara do të kontrollojnë më shumë se 65 miliardë fuçi nafte nga toka e saj. “Ky transaksion historik i dyfishon rezervat amerikane të naftës, rrit furnizimin tonë dhe do të ulë ndjeshëm çmimet e karburantit për të gjithë amerikanët”, shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se ajo do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike të vendit të saj. Trump ishte zotuar të shfrytëzonte rezervat e Venezuelës, të cilat janë më të mëdhatë në botë, që kur Shtetet e Bashkuara arrrestuan këtë vit ish presidentin venezueljan Nicolás Maduro. Sekretari i Shtetit Marco Rubio e përshkroi ujdinë e naftës “një fitore të madhe si për popullin amerikan, ashtu edhe për atë te Venezueles”. Megjithatë, shumë pak detaje të saj janë bërë publike. Rubio shkroi vetëm se “për popullin venezuelian, kjo marrëveshje do të sjellë afro 100 miliardë dollarë investime private, do të krijoje mijëra vende pune me paga të larta dhe do të nxisë rindërtimin e ekonomisë së Venezuelës”, ndersa Trump insistoi se pakti ishte arritur “pa asnjë kosto për taksapaguesin amerikan”. Ai vetë ka qenë së fundi nën një presion shume të madh për të frenuar çmimet e karburantit në SHBA, të cilat u rritën ndjeshëm gjatë konfliktit me Iranin.

Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10