Kosova ka bërë edhe një hap përpara drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Këtë të martë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin. Për votuan 171 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan. Në fjalën e saj, Bakoyannis tha se Kosova është demokraci funksionale.