Top Channel/ Historia e trishtë e Anës! U largua nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës, por…
12/11/2024 19:37

Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 25 vjet më parë. Pas fillimit të agresionit rus në vitin 2022, 4 nga të afërmit e saj në Ukrainë u larguan nga vendi dhe iu bashkuan asaj. Ata u vendosën në Karolinën e Veriut, shtet i cili u godit rëndë nga uragani Helene disa muaj më parë. “Këtu mbillnim kunguj, borzilok, hudhra dhe shumë lloje të ndryshme erëzash dhe zarzavate. Madje edhe patate.” Ana Wiebe, me origjinë nga Ukraina, ka jetuar në Karolinën e Veriut për më shumë se 20 vjet. Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, nëna, motra e saj bashkë me djalin dhe bashkëshortin erdhën të jetonin me të. Por kur uragani Helene shkaktoi përmbytje masive në fund të shtatorit, pjesëtarë të familjes ukrainase ishin në mesin e mbi 100 banorëve që humbën jetën në Karolinën e Veriut. Banesa ku jetonin ata gjendej në bregun e lumit “South Toe” derisa përmbytja e mori me vete. Grupet e kërkimit gjetën trupat e motrës së saj 42 vjeçare dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa trupi i nënës 73 vjeçare dhe nipit 13 vjeçar, nuk u gjetën kurrë. Kati i parë i shtëpisë u përmbyt plotësisht, u thyen dritaret dhe një mur u shemb nga uji i rrëmbyer. Ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga përmbytjet, ajo mendonte për nënën dhe familjen e motrës, por telefonat nuk punonin. Ajo kujton se si nëna i kishte kërkuar që trupi i saj të prehej në Ukrainë. Sipas vlerësimeve, stuhia ka shkaktuar dëme që kapin vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve në të gjithë shtetin. Wiebe shpreson për ndihmë dhe ka hapur një faqe interneti ku kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë së saj. Deri tani ka mbledhur mbi 44,000 dollarë… por asgjë nuk do ta kthejë familjen e saj.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11