Top Channel/ Historia drithëruese! Bëhet nënë nga embrioni i ngrirë 53-vjeçe
11/09/2026 23:18

Të përkulur mbi krevatin e foshnjës së sapolindur, Kristina Rapti-Tzelepi, 54 vjeç, dhe bashkëshorti i saj nuk fshehin dot emocionet. Vetëm pak muaj më parë, në tetorin e vitit të kaluar, çifti kishte humbur djalin e tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor. Tashmë ,ata në një maternitet të Athinës, mbajnë në krahë vajzën e tyre, e cila erdhi në jetë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 22 vjet.Embrioni ishte ruajtur që nga viti 2004, pas përpjekjes së parë të çiftit me fekondim të asistuar, nga e cila kishte lindur edhe djali i tyre, Giorgos. Pas humbjes së tij, Kristina dhe bashkëshorti vendosën të përdornin një nga embrionet që kishin mbetur të kriokonservuara. Meqë nuk donim të hiqnim dorë nga jeta, vendosëm t’i jepnim vetes një shans të dytë, të bënim një fillim të ri, të sillnim një jetë të re në shtëpinë tonë dhe të mos e linim atë të mbyllej. Koha ishte e kufizuar, pasi legjislacioni grek lejon procedurat e riprodhimit të asistuar deri në moshën 54-vjeçare. Embrioni u transferua në dhjetor të vitit 2025 dhe vajza lindi në Athinë me peshë 3 kilogramë e 490 gramë. Sipas gjinekologut Kostas Pantos, periudha e kriokonservimit prej 22 vitesh, 5 muajsh dhe 23 ditësh është më e gjata e regjistruar ndërkombëtarisht që ka çuar në lindjen e një fëmije të shëndetshëm. Çifti e quajti vogëlushen Georgia, në nder të vëllait të saj të ndjerë, Giorgos. Babai thotë se ardhja e saj solli sërish “oksigjen” në jetën e tyre dhe siç e përshkruan ai ,i ndihmoi të dalin nga, errësira e thellë pas humbjes së djalit.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36