Pleqëria nuk është gjithmonë qetësi. Për disa, është koha kur humbjet dhe vetmia bëhen më të forta. Në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, Llambi Koroveshi dhe Meri Vlashi e kanë sjellë këtu historinë e tyre. Llambi jeton prej dy vitesh në këtë shtëpi. Djali i tij i vetëm, që jeton në Greqi, nuk ka qenë dakord me vendimin e të atit. Por Llambi ka kaluar një dhimbje edhe më të madhe gjate jetës ka humbur shtatë fëmijë. Sot, ai thotë se këtu ka gjetur shoqëri dhe nuk ndihet vetëm.