Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e bankave, ku në fokus të diskutimeve ka qenë edhe situata e krijuar në vend pas protestave dhe episodeve të dhunës. Gjatë takimit, Rama ka ngritur shqetësimin për atë që e ka cilësuar si “histeri dhune”, duke e lidhur këtë fenomen edhe me zhvillimet e fundit në vend.