Kërkesa e protestës kombëtare në Tiranë ishte e njëjta, si 62 ditët e mëparshme, dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Në shesh u bashkuan edhe shqiptarë të diasporës, por fokusi ishte sërish reforma territoriale. Mesazhe nga bulevardi kundër klasës politike u dhanë dhe nga diaspora. Protesta kombëtare u mbyll si çdo natë tjetër, me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për t’u bashkuar sërish në shesh.