Top Channel/ Hiqet sekuestroja e anijes “Grace Felix” me 22 mijë litra naftë, niset drejt Greqisë
23/12/2023 19:23

Anija “Grace Felix” lirohet nga masa e sekuestros, bashkë me të edhe 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrabandë. Dhjetë muaj pas operacionit të bujshëm “Embargo”, me vendim të Gjykatës së Durrësit, Prokuroria ka lëshuar të shtunën urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal që ia kthen anijen së bashku me naftën e sekuestruar shoqërisë “Solid Energy Solution DMCC” duke kërkuar dhe largimin e saj nga ujërat territoriale shqiptare. Pas këtij vendimi rrezikon që shoqëria së cilës i përket anija të ngrejë padi ndaj Shqipërisë për dëmin e shkaktuar gjatë kësaj periudhe. Organi i akuzës durrsake nuk mundi të provojë brenda 10 muajve të fundit dyshimet e ngritura për kontrabandë nafte dhe thyerje embargoje, e cila nuk përbën vepër penale në legjislacion tonë Më 19 shkurt, u organizua operacioni policor “Embargo”, në kuadër të të cilit u bllokua anija me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me mungesa në dokumentacion, sipas njoftimit të policisë. Nafta ishte porositur nga një kompani shqiptare që ka në pronësi dhe Romano Port në Durrës ku do të shkarkohej. Por ndërhyrja e autoriteteve doganore dhe policore pasi konstatuan mungesën e certifikatës së origjinës çoi në sekuestrim të naftës dhe anijes pasi u dyshua se ngarkesa ishte marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Nafta u dyshua se u mor në det të hapur, në ujërat greke, pranë portit të Kalabatës, nga një anije turke. Pas urdhrit të prokurorisë durrsake, Grace Felix ka nisur lundrimin drejt Greqisë.

Top Channel/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën
09/03 21:30
Top News- Berisha: 12 Marsi, ditë e madhe, nënshtrimi ndaj këtij regjimi një gabim i pafalshëm
09/03 21:25
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi, në kërkim pasagjeri
09/03 19:50
Top Channel/ Dënohen Bardhi e Balliu, falet Balla! Etika përjashton me 10 ditë demokratët
09/03 19:49
Top Channel/ Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha zbulon orën e tubimit para Kuvendit
09/03 19:48
Top Channel/ Gjykim për “Ranën e Hedhur”, 9 të pandehur për ndërtimet pa leje
09/03 19:47
Top News – Shqipëria në krah të Turqisë / Rama: Dënojmë sulmin me raketë balistike të Iranit
09/03 19:45
Top Channel/ “12 marsi është një ditë e madhe”, Berisha: Protesta do të mbahet në orën 10 para Kuvendit
09/03 19:16
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni, dilni në shesh
09/03 19:01
Top Channel/ “Duhet t’i dilni zot vendit tuaj”, Berisha: Rama po shkatërron ëndrrën europiane
09/03 19:01
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ky shesh do t’i jap fund regjimit të…
09/03 19:00
Top News – Shoferi rebel s’i bindet Policisë / Pasagjeri qëllon me armë në ajër në Shkodër
09/03 18:36
Top News – Kapet i dënuari për drogë / Fshihej në fshatin Pishkash, tentoi t’i ikte Policisë
09/03 18:35
Top Channel/ I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari
09/03 18:19
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, zbardhen detajet: Pasagjeri nxori armën dhe qëlloi…
09/03 18:13
Top News – Nga periudha romake, në antikitetin e vonë/ Zbulohet vendbanimi arkeologjik në Lushnje
09/03 17:42
Top News – Transportonte emigrantë të paligjshëm. Kapet në aksion 23-vjeçari në Gjirokastër
09/03 17:20
Top News – Mijëra euro e dollarë në Berat, arrestohet për ‘pastrim parash’ 67-vjeçari
09/03 17:19
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 17:02
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 16:59
DIGITALB DIGITALB