Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Kryetari Erion Veliaj paralajmëron se edhe linjat e tjera, po vëzhgohen me shumë imtësi Gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet, Veliaj shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës.