Top Channel/ “Hipa mbi trotuar dhe…”, zbardhet dëshmia e autorit të vdekjes së fëmijëve në Durrës
05/05/2026 19:39

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi me makinë tre fëmijët në Durrës, dy prej të cilëve fatkeqësisht humbën jetën. Para togave të policisë, kur është arrestuar ai ka dhënë versionin e tij të dëshmisë, duke thënë se mjeti doli nga rruga sepse tentoi të shmangte një tjetër mjet që doli nga rrugica, mëson Top Channel. “Rreth orës 14.00 kam dalë nga shtëpia bashkë me mjetin dhe do të shkoja të merrja një vegël pune tek një shoku im. Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur nga një rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa mbi trotuar, jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë po drejtoja nuk ka arritur të ndalojë dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani derisa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, ka deklaruar i akuzuari gjatë marrjes në pyetje, deklaratë që është lexuar gjatë fjalës së prokurores sot në seancë. Të dhënat tregojnë se nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022. Banorët e zonës e përshkruajnë si një drejtues problematik, autorin e dyshuar, por dhe persona të tjerë duke ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe sigurisë në rrugët e lagjeve. Nikoll Radaçi në komunitet njihej me emrin “Bisha e rrugës”, nofkë që ia kishte vënë vetes. Banorët kërkojnë masa më të forta ndaj drejtuesve që qarkullojnë në gjendje të dehur, por edhe më shumë vëmendje për krijimin e hapësirave të sigurta për fëmijët. Kjo tragjedi ka kthyer sërish në fokus jo vetëm përgjegjësinë individuale në përdorimin e rrugës, por edhe problemet e sigurisë rrugore në zonat e banuara.

Top Channel/ Veliaj akuzon Ramën nga burgu: Më kërkuan të heq dorë nga bashkia. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23
Top Channel/ Pas dorëheqjes së 130 drejtorëve, Rama prezanton reformën: Promovim vetëm me meritë
02/11 15:22
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29