Situata në Himarë është qetësuar pas zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në kodrat përreth qytetit. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, e favorizuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar banesa, hotele dhe sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.