Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike. Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.