Top Channel/ Hije skandali mbi zgjedhjen e Papës, kardinali “rinohet” me 11 muaj që të votojë
30/04/2025 23:04

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e lindjes së Kardinalit Philippe Ouédraogo (Filip Oedaogo), ish-kryepeshkop në Burkina Faso. Në Librin Papnor të vitit 2024, data e lindjes së tij figuron më 25 janar 1945. Por në botimin pasardhës të vitit 2025, ajo është zhvendosur në 31 dhjetor të po atij viti. Një “rini” prej njëmbëdhjetë muajsh që nuk është thjesht kuriozitet, por ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtën e tij për të marrë pjesë në një konklav për zgjedhjen e Papës, pasi, sipas rregullave të Kishës Katolike, kardinalët mbi moshën 80 vjeç nuk kanë të drejtë vote. Për këtë mospërputhje, vetë Kardinali Ouédraogo ka ofruar një shpjegim të thjeshtë: “Në fshatin tim nuk kishte spitale apo shkolla. Unë linda në shtëpi dhe nuk më dhanë datë lindjeje”, tha ai. Data 25 janar, sipas tij, ishte zgjedhur rastësisht kur ai hyri në seminar, dhe më pas u bë referenca në dokumentet kishtare, përfshirë edhe gjatë shugurimit si prift në vitin 1973. Nga ana tjetër, data 31 dhjetor 1945 që shfaqet në pasaportën e tij është pjesë e një praktike të zakonshme administrative në Burkina Faso. Në rastet kur data e lindjes së një personi është e panjohur, autoritetet civile caktojnë automatikisht 31 dhjetorin si datë zyrtare të lindjes, praktikë e njohur e regjistrit civil të vendit. Ndryshimi i fundit në Librin Papnor ka ngritur pyetje mbi motivet e korrigjimit të vonuar. Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Vatikanit deklaroi shkurtimisht: “Është e mundur që të kenë mbërritur disa dokumente shtesë.” Pavarësisht shpjegimeve, mbetet fakti se një detaj i vogël si data e lindjes mund të ndikojë drejtpërdrejt në një nga momentet më të rëndësishme të Kishës Katolike, zgjedhjen e Papës së ardhshëm. Aktualisht janë 252 kardinalë në detyrë, por vetëm 135 nën 80 vjeç që do të jenë në gjendje të marrin pjesë në Konklavën e 7 majit dhe do të zgjedhin Papën e ri. Sipas rregullave ai duhet të marrë 2/3, ose 90 nga 135 vota

Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30