Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje që të anulohen disa plane për festa me qëllimin të mbrohet shëndeti publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën. “Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, tha numri një i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se duhen marrë “vendime të vështira”.