Top Channel/Hija e luftës mbi Europë, politikani gjerman:”Kontinenti të krijojë ombrellë bërthamore”
28/01/2024 11:35

Vetëm dy vende në Europë kanë armë bërthamore, Franca që është pjesë e Bashkimit Europian dhe Anglia e shkëputur prej tij. NATO-ja vetë aktualisht varet shumë nga kokat bërthamore amerikane të cilat janë vendosur në gjashtë baza ajrore ushtarake në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi. Kreu gjerman i Partisë Popullore Europiane, PPE, Manfred Weber i qendrës së djathtë bën thirrje që europianët të përgatiten për luftë duke e menduar veten edhe pa pa mbështetjen e SHBA-s. Që kjo të ndodhë, argumenton ai, kontinenti të vjetër duhet të ndërtojë ombrellën e tij bërthamore. Edhe më shumë e përforecon këtë bindje të tij perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ish president republikan i SHBA-së e pati shfaqur hapur skepticimin e tij ndaj NATO-s, duke kërcënuar madje sipas Politico-s, se nuk do t’i dilte në mbrojtje Europës në rast se do të sulmohej. “Ne e duam NATO-n, por gjithashtu duhet të jemi të fortë që të arrijmë të mbrohemi edhe pa të në kohën e Trumpit”, tha Weber për median e njohur. “Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në Amerikë, Europa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë më vete në aspektin e politikës së jashtme dhe të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë të pavarur”, shtoi ai. Sipas Weberit, duhet pranuar realiteti se kur vjen momenti që situata bëhet kritike, opsioni bërthamor është me të vërtetë vendimtar”. Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Putini ka rritur ndjeshëm retorikën e tij bërthamore dhe ka bërë rregullisht kërcënime të fshehta atomike ndaj Perëndimit.

Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40