Top Channel/ Hezbollahut po i mbarojnë fondet, Izraeli vazhdon bombardimet! Burimet…
12/10/2024 19:36

Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur nga Irani kanë ndërprerë tre nga burimet kryesore të parave. Studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Liban, si dhe raportet e Departamentit amerikan të Thesarit identifikojnë burimin kryesor të parave me emërtimin Al-Qard al-Hasan një institucion gjysmë-bankar libanez, por pa liçencë bankare, i drejtuar nga Hezbollahu. Studiuesit thonë se ndër burimet e tjera të parave për Hezbollahun janë bankat tregtare të Libanit tashmë të falimentuara, por të liçencuara, dhe dërgesat e parave me avionë në aeroportin e Bejrutit. Ushtria izraelite përshkallëzoi sulmet ndaj udhëheqësve dhe objekteve të Hezbollahut muajin e kaluar, pas kishte kufizuar për 11 muaj kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të përditshme të kësaj milicie në Izraelin verior, në mbështetje të Hamasit. Grupi terrorist palestinez, i mbështetur gjithashtu nga Irani, sulmoi në territorin e Izraelit jugor nga Gaza tetorin e kaluar, duke shkaktuar një përgjigje të ashpër izraelite. Hezbollahu themeloi AQAH-un në vitin 1982, si një institucion bamirësie që ofron hua pa interes për libanezët në nevojë, kryesisht shiitë, sipas Qendrës së Izraelit për Informacionin e Zbulimit dhe Terrorizmin (ITIC), një grup kërkimor joqeveritar i përbërë nga veteranë të komunitetit izraelit të zbulimit. ITIC-ja thotë se AQAH-u që atëherë është rritur në një institucion të madh, me degë në bastionin e organizatës Hezbollah në Bejrutin jugor, në Dahiyeh dhe në pjesë të tjera të Libanit që dominohen nga Hezbollahu.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09