Top Channel/ Hetuesit ‘zbarkojnë’ sërish te Kadastra Durrës, 12 masa për tjetërsim prone
09/07/2026 19:55

Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës së Durrësit dhe personave të dyshuar si përfitues të pronave, në kuadër të një hetimi 4-vjeçar të Prokurorisë mbi një skemë të dyshuar të tjetërsimit të tokave. Burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht bëjnë me dije se personat e përfshirë dyshohen për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Ekzekutimi i masave të sigurisë po bëhet nga policia e Durrësit. Konkretisht: Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë” Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës” Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës” Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës” Sipas të njëjtave burime, hetimi nisi pas inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Durrësit, ku u konstatuan parregullsi të shumta në dokumentacion. Nga 1063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 mësohet se kanë rezultuar të rregullt. Në pjesën tjetër u evidentuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara ose të dëmtuara, gjë që ngriti dyshime për ndërhyrje të paligjshme në regjistrat e pronave. Bazuar në këto gjetje, Prokuroria hetoi më tej, duke dokumentuar, sipas dyshimeve, një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes manipulimit të dokumenteve dhe procedurave të regjistrimit. Aksioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë vijon, ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia të japin në orët në vazhdim detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të përfshirë dhe pronat që dyshohet se janë tjetërsuar.

Top Channel / Tirana shesh betejë gurësh e gazi! Përleshje të forta mes protestuesve e policisë
15/10 23:31
Top Channel/ Tritol efektivit të kriminalistikës në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës
15/10 23:26
Top Channel / Bizneset: Përgjegjësi për çdo dëm. Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqata apel policisë
15/10 23:22
Top Channel / Ndërkombëtarët: Gati të ndihmojmë. BE-OSBE: Duhet dialog. SHBA: Protesta do vijojë
15/10 23:20
Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17
Top Channel/ Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve, “breshëri” gurësh ndaj automjeteve
15/10 20:54
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske te Tajvani, përfundon shkumë e hi
15/10 20:53
Top News- Digjet ministra, flake e tym në Tiranë, kaos e përleshje protestues-polici
15/10 20:52
Top News- “Erdhëm ne”, të rinjtë ulërijnë rrugëve të Elbasanit, nuk ndalet protesta
15/10 20:52
Top News- Flakë e tym, Tirana nën pushtetin e zjarrit, përleshje të ashpra në Bulevard
15/10 20:50
Top Channel/ Përshkallëzohet dhuna, protestuesit hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe i vënë flakën
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24
Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Tiranë, sulmohen ministritë dhe përplasje me policinë
15/10 20:21