Mbetjet e trupave të të paktën 20 njerezëve janë zbuluar në shtëpinë e një ish-polici në El Salvador. Zyrtarët thanë se varret e përbashkëta mund të mbajnë deri në 40 trupa, shumica e të cilave besohet se janë femra. Ata shtuan se puna për nxjerrjen e tyre do të vazhdojë për të paktën një muaj. El Salvador ka një prej përqindjeve më të larta të femicideve në Amerikën Latine, siç njihet në gjuhën zyrtare vrasja e një vajzë ose gruaje për arsye të gjinisë së saj.