Komisioni Hetimor për TIMS është mbledhur këtë të martë për të dëgjuar dëshmitë e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Mucca. Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të zhvillohej me dyer të hapura, por kundër u shprehën socialistët. Ai tha se jetike për demokracinë përballjet e hapura dhe transparenca e plotë.