Top Channel/ Hetimi tronditës i Anglisë: Putin urdhëroi eliminimin e agjentit të dyfishtë rus
04/12/2025 20:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin 2018, në një demonstrim “të pamatur” të fuqisë që çoi në vdekjen e një gruaje të pafajshme. Ky ishte përfundimi i një hetimi publik në Mbretërinë e Bashkuar që u publikua të enjten, më 4 dhjetor. Skripal u gjet së bashku me vajzën e tij, Yulia, pa ndjenja në një stol publik në qytetin anglez Salisbëri në mars të vitit 2018, pasi Noviçoku ishte vendosur në dorezën e derës së shtëpisë së tyre që gjendej aty pranë. Rreth katër muaj më vonë, Dawn Sturgess, 44-vjeçare, vdiq nga ekspozimi ndaj helmit pasi partneri i saj gjeti një shishe të parfumit, që spiunët rusë e kishin përdorur për ta futur këtë agjent nervor të klasit ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, u tha në hetim. Skripalët, një zyrtar policor që shkoi në shtëpinë e tyre, ishin në gjendje kritike nga efektet e helmimit, por i mbijetuan helmimit. Në përfundimet e tij, kryetari i hetimit, ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Hughes, tha se ishte i sigurt që një ekip i oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, kishte tentuar ta vriste Skripalin, i cili ia kishte shitur sekretet ruse Britanisë dhe ishte zhvendosur në këtë shtet pas një shkëmbimi spiunësh më 2010. “Kam ardhur në përfundim se operacioni për vrasjen e Sergei Skripalit duhet të jetë autorizuar nga niveli më i lartë, nga presidenti Putin”, tha Hughes në raportin e tij. “Dëshmitë se ky ishte një sulm nga shteti rus janë të shumta”. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje, duke i paraqitur akuzat si propagandë antiruse. Hughes tha se dy rusë e kishin lyer me Noviçok derën e Skripalit dhe kishin hedhur shishen që përmbante helmin pa përfillur rrezikun që ai paraqiste për njerëzit e pafajshëm. Hetimi gjeti se shishja e parfumit e kontaminuar kishte mjaftueshëm helm për të vrarë mijëra persona. Këto veprime “jashtëzakonisht të pamatura” bënë që atentatorët, eprorët e tyre në GRU dhe ata që autorizuan sulmin, deri te vetë Putini, të mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e Sturgessit, tha Hughes. Autoritetet britanike veçse kanë ngritur aktakuzë në mungesë ndaj tre anëtarëve të dyshuar rusë të ekipit të atentatorëve. Të enjten, Qeveria britanike njoftoi për sanksione të reja ndaj agjencisë së inteligjencës, GRU, dhe e thirri ambasadorin rus në bisedë për atë që e cilësoi si “fushatë të vazhdueshme të aktivitetit armiqësor” të Moskës. “Mbretëria e Bashkuar do të ngrihet gjithmonë kundër regjimit brutal të Putinit dhe do të denoncojë makinën e tij vrasëse”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate. Incidenti në Salisbëri nxiti dëbimin më të madh diplomatik mes Lindjes dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë dhe raportet mes Moskës dhe Londrës janë përkeqësuar edhe më shumë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Dy nga rusët që Britania i ka akuzuar për helmimin më pas u shfaqën në televizionin rus, ku mohuan përfshirjen në ngjarje. Ata thanë se ishin turistë të pafajshëm që ishin duke e vizituar katedralen e qytetit. Të tre të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje. Raporti i së enjtes është hetimi i dytë i madh që fajëson Putinin për sulme në tokën britanike kundër armiqve të tij të perceptuar. Një hetim i vitit 2016 erdhi në përfundim se Putini me gjasë urdhëroi vrasjen në Londër të Alexander Litvinenkos, një disident rus dhe ish-agjent i shërbimit sekret FSB, duke përdorur polonium-210 radioaktiv./ REL

Top Channel/ “Bllokada” e SHBA: Punë pa kufizime, aplikim nënshtetësie:Çfarë janë vizat e emigrimit!
15/01 15:18
Top News – Trump po i bën presion Meksikës / NYT: Të lejojë trupat amerikane të luftojnë kartelet
15/01 14:47
Top News – ‘Bombë në bordin’ e Turkish Airlines / Panik në pistë, F-16 e shoqëruan mbi Mesdhe
15/01 14:44
Top News – SHBA sulmon Iranin 24 orët e ardhshme / Burime evropiane konfirmojnë, SHBA ‘zbraz’ bazat
15/01 13:57
Top News – Paqen në Ukrainë e pengon Zelenski! Trump ‘godet’ sërish: Putin gati për marrëveshje
15/01 13:46
Top News – Evakuim urgjent nga hapësira / ‘Problem mjekësor’, astronautët ‘bien’ në Paqësor
15/01 13:44
Top News – Gjermania dërgon trupa në Greenlandë / Do ‘mbrojë’ ishullin nga pushtimi amerikan
15/01 13:43
Top News – Turqia nis avionët ushtarakë… / Në Estoni e Rumani në kuadër të misionit të NATO-s
15/01 13:38
Top Channel/ E katërta “e vërteta”? Von der Leyen, sërish në mocion mosbesimi: “Mbijetoi” 3 herë!
15/01 12:06
Top Channel/ Gjermania nis trupa në Groenlandë, Trump nuk tërhiqet: Ishulli na duhet neve!
15/01 12:04
Top Channel/ Irani “tmerrohet” nga Trump? “Kemi ndaluar ekzekutimet”! Mobilizohen trupat ne rajon!
15/01 11:59
Top News – Rusia dëbon diplomatin britanik / ‘Spiun i fshehtë’, duhet të largohet brenda 2 javësh
15/01 11:54
Top News – Mosmarrëveshje themelore për Greenlandën / Danimarka paralajmëron pas bisedimeve në SHBA
15/01 11:46
Top News – ‘Vrasjet kanë ndaluar’ në Iran / Trump ‘gati’ për luftë, Teherani kërcënon: Do dështoni
15/01 11:36
Top News -I ftohti ‘kafshon’, -20 gradë celcius / Zelenski shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend
15/01 11:26
Top News – Agjenti i emigracionit qëllon sërish/Hap zjarr me pistoletë, plagos burrin në Minneapolis
15/01 11:26
Top News- Kroacia ‘përgatitet’ për luftë/Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, fletëthirrje për të rinjtë
15/01 10:59
Top News – Të burgosurit e Maduros. Lirohen nga qelitë, Presidentja: Do lejojmë pluralizmin
15/01 09:43
Top Channel/ Dështon takimi Danimarkë-SHBA për Groenlandën, provokon Rusia
14/01 23:08
Top News- SHBA do sulmojë Iranin? Nisin lëvizjet e ushtarëve në bazë e Katarit
14/01 23:00
DIGITALB DIGITALB