Top Channel/ Hetimi për vdekjen e të burgosurit/ Strasburgu e gjobiti Shqipërinë me 12 mijë euro
14/06/2021 12:44

Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e një të burgosuri gati 10 vite më parë, për trajtimin e të cilit gjykata e Strasburgut e gjobiti Shqipërinë me 12 mijë euro. Të ndjerit Shpëtim Karadakliu, që vuante nga elefantoza nuk ju ofrua ndihmë mjekësore në qeli, dhe mbas vdekjes së tij për të zbuluar të vërtetën i vëllai ju drejtua gjykatës europiane e cila mes të tjerash ngarkoi vendin tonë me hetime te mëtejshme. E njohur si çështja Prizreni kundër Shqipërisë , në atë kohë Strasburgu konfirmoi se për të mbajtur në jetë Shpëtim Karadakliun, autoritetet nuk kishin vepruar mjaftueshëm dhe se ndonëse i burgosuri kishte qenë i sëmurë, nuk kishte gjurmë medikamentesh në trupin e tij. Burimet e TCH bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës, ditët e fundit i ka kërkuar avokaturës së shtetit, dosjen e plotë të të burgosurit që vdiq gjatë vitit 2011 në një burg. Avokatura i ka dorëzuar akuzës edhe vendimin e përkthyer në shqip, te gjykatës evropiane Veprimet hetimore duhet të vënë pikat mbi ‘i’, sipas detyrave të lëna nga Strasburgu, të tilla si përse duart e të burgosurit ishin me shenja prangash dhe përse kartela ishte plotësuar, ndërsa rezulton që atij nuk i është ofruar asnjë ndihmë mjekësore. Rasti i të dënuarit, i bërë publik nga Top Channel dhe i përfaqësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit u hapi rrugë edhe të dënuarve të tjerë të sëmurë t’i drejtohen Strasburgut. Denoncimi për mos dhënien e ndihmës ndaj të burgosurit u denoncua nga i vëllai i tij që pasi u paraqit për të marrë trupine tij, konstatoi shenjat e prangave.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49