Nga tre kampuset ku operon Kolegji i Europës, përvec Brukselit dhe Polonisë është edhe Shqipëria. Kampusi i Tiranës ushtron aktivitetin akademik në godinën Liria të Universitetit të Tiranës. Përballja e rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini me drejtësinë pas dyshimeve për konkurrencë të pandershme në tenderin në lidhje me një program 9 mujor trajnimi për diplomatët e rinj, ka shokuar jo vetëm Brukselin. Dhe pyetja që lind natyrshëm është “A e prek hetimi i Brukselit kampusin e Tiranës?”