Top Channel/ Hetimi i SPAK për serat me kanabis në Berat, lëshohen 9 urdhër arreste të reja
25/04/2024 18:19

Gjykata e Posacme me kërkesë së SPAK ka firmosur 9 urdhër arreste të tjera për dosjen e serave të kanabisit që u zbuluan në Berat dy vite më parë, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Me marrjen në dorëzim të dosjes, SPAK mundi të identifikojë financuesit dhe organizatorët e serave me kanabis, sipërmarrje kriminale në të cilën punonin dhe 95 gra. Hetuesit e BKH-së nisën zbatimin e urdhërarresteve një ditë më parë, ndërkohë që kanë arrestuar 6 persona dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë. Në pranga për serat me kanabis kanë rënë sadetin Hasaj ,Lulezim Bushataj, Mustaf Manej ,Suad Smakaj ,Arben Vrapi DHE Adiol Çifliku. Këta shtetas me origjinë nga Malësia e Madhe Kuçova dhe Berati kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për marrjen me qira të serave, ngritjen e infrastrukturës për kultivimin e bimëve narkotike si dhe rekrutimin e punëtoreve, kryesisht femra. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posacme, edhe këtë të enjte janë ushtruar kontrolle nga policia në banesat e disa prej shtetasve të arrestuar apo të shpallur në kërkim, ndërkohë që në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike, llampa dhe mushama reflektuese. Zbulimi i datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz të Beratit, ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e kanabisit thuajse shkriu komisariatin e Beratit, për drejtuesit e të cilit pati shkarkime dhe masa disiplinore.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30