Fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020 kanë shkaktuar tension dhe përplasje mes qeverisë dhe opozitës. Opozita ka akuzuar qeverinë për abuzim me fondet e BE-së për mbështetjen e fermerëve dhe agropërpunuesve. Megjithëse qeveria, sqaroi më herët se IPARD II nuk është ndërprerë, përfaqësues të opozitës e kanë konsideruar rastin një tjetër skandal korrupsioni nga ana e mazhorancës.