Top Channel/ Hetimet për vrasjen e 65-vjeçarit në Mirditë, kamerat nuk zbulojnë autorët
04/09/2026 15:51

Vrasja e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, alias Marku, në Ndërfushas të Mirditës vijon të mbetet pa autorë të dyshuar, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe lëvizjet e mundshme të personave të përfshirë në ngjarje. Deri në këtë fazë të hetimit janë shoqëruar rreth 10 persona, mes tyre edhe persona që i përkasin fisit Reçi. Pas marrjes në pyetje dhe deklarimeve të tyre, të gjithë janë lënë të lirë, pasi nuk janë evidentuar prova që t’i lidhin me vrasjen.Një prej vështirësive të hetimit lidhet me terrenin ku ndodhi krimi. Në hyrje të fshatit Ndërfushas ka kamera sigurie, por nga këqyrja e pamjeve nuk është evidentuar ndonjë automjet që të ketë kaluar në zonë gjatë orarit kur dyshohet se është kryer ekzekutimi. Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që autorët të jenë larguar përmes autostradës, pasi dyshohet se mund të kenë kaluar në këmbë barrierat mbrojtëse të aksit rrugor, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg vendit ku 65-vjeçari u zu në pritë. Edhe këqyrja e kamerave në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit nuk ka sjellë deri tani një gjurmë të automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët. Rreth 20 minuta pas njoftimit të policisë nga familjarët e Viktor Bardhit, të cilët e gjetën atë të pajetë, një automjet u gjet i djegur në zonën e Munazit. Brenda tij nuk u gjetën armë apo prova të tjera që mund ta lidhnin drejtpërdrejt me vrasjen. Kjo rrethanë ka ngritur dyshime te hetuesit nëse automjeti i djegur është realisht mjeti i përdorur nga autorët apo nëse djegia e tij mund të jetë pjesë e një skenari për të larguar vëmendjen e policisë nga automjete të tjera që mund të kenë lëvizur në zonë në momentin e krimit. Një tjetër pistë që po verifikohet është mundësia që autorët të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët mund t’i kenë pritur me një automjet pas ekzekutimit për t’i larguar nga zona dhe për të humbur gjurmët. Deri në këtë fazë, hetimet vijojnë në disa pista ku me kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes

Top Channel /Monika Lubonja padit Adrian Hilën, Aktorja: Njeri i pabesë, do ta ndjek ligjërisht
06/10 23:49
Top Channel /Plani i BE. Qeveria: Paketa e re konsolidon pozicionin e Shqipërisë si vend lider
06/10 23:45
Top News- Monika Lubonja reagon për videot intime: Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë
06/10 22:10
Top Channel/ “Protestojmë për të ardhmen, jo për parti”,protestuesit:Qeveria është përzier me krimin
06/10 21:10
Top Channel/ Vlerësimi i drejtorëve në shkolla, do kalojnë në “sitë” duke plotësuar 6 standarde
06/10 19:53
Top Channel/ Debati për ushqimin në Kuvend, PD përplaset me drejtuesen e AKU
06/10 19:48
Top Channel/ Hiqet veto! Zbardhet paketa e re BE për Shqipërinë: Integrim gradual, 15 vite provë
06/10 19:35
Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30