Top Channel/ Hetimet për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë, arrestohet Valter Bami
06/07/2023 22:16

Valter Bami është arrestuar si person përgjegjës në lidhje me vrasjen e ndodhur tre ditë më parë në Larushë të Krujës, ku objektiv ishte Gentjan Bejtja, por u vra kunati i tij dhe mbetën të plagosur dy fëmijët. Policia bën me dije se ekspertët kanë gjetur në duart e tij faktorë plotësues në lidhje me ngjarjen, dukë përfshirë mbetje baruti, që tregojnë se ka përdorur armë. Bami është ndaluar me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit. DVP Tiranë Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se: Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë. Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme. Si ndodhi ngjarja? Pak minuta pas mesnatës së 2 korrikut në fshatin Larushk të Krujës, u krye një atentat me armë ku mbetën të plagosur 2 fëmijë 13 dhe 10 vjeç si dhe humbi jetën një 29-vjeçar. Shënjestër e këtij sulmi dyshohet se ishte Gentjan Bejtja i cili ka një të shkuar të pasur kriminale por në ato momente ai nuk ishte në shtëpi dhe pasojat ranë mbi kunatin dhe dy fëmijët e tij. 29 vjeçari Ramazan Sino me profesion shofer në Prokurorinë e Apelit në kryeqytet me makinë po shoqëronte fëmijët e motrës drejt shtëpisë së tyre. Sapo mbërritën në verandën e shtëpisë ata u përballën me agresivitetin e rreth 30 plumbave të qitura nga dy armë të ndryshme kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave 29 vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa nipi, 13 vjeçari Alvi Bejtja dhe fëmija tjetër 10 vjeç përfunduan në spital të plagosur. Atentatorët dyshohet se ishin 3 persona të cilët u afruan deri pranë banesës pa rënë në sy të askujt pasi dhe kamerat e rrugës ishin hequr nga policia dhe e vetmja kamerë që punonte ishte ajo në oborrin e banesës. Dy qëlluan, ndërsa i treti po ashtu i armatosur qëndroi në makinë dhe i largoi menjëherë pas sulmit. Rreth 20 minuta më vonë policia gjeti në Tapizë nën flakë makinën e vjedhur që u përdor.

Top News – PD bojkoton mbledhjen për buxhetin: Kuvendi nuk është sallë konferenash për Petrit Malajn
29/10 09:45
Top Channel/ “Mbështesim pensionistët, investojmë në arsim…” Malaj prezanton pr/Buxheti 2027
29/10 09:42
Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32