Top Channel/ Hetimet për abuzimet në bashki! Zbardhet dosja, u shembën objekte pa vendim
10/12/2025 19:52

Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ka siguruar edhe dosjen hetimore, raporton se bëhet fjalë për Drejtorin e Përgjithshëm të emergjencave civile, A.B, Bashkia Tiranë, Elehana Guce, Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore, Rexhina Rakipi, specialiste IMT, Sokol Qehahaj, Specialist IMT, Aleksandra Mahmutllari, Mbikëqyrëse Punimesh, Shyqyri Maloku, Subjekt privat dhe Fatmir Firi, Subjekt privat. Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë, si dhe disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese. Në dosjen hetimore theksohet se shkresa e hartuar paraqet rrethana të rreme në përmbajtjen e saj, ku përshkruhet fillimi i punimeve për demolimin e 15 pallateve, në një kohë që 6 objekte, përfshirë edhe pallatin 140 (që ishte në hetim fillimisht), nuk ishin fare objekte në fazë demolimi, pasi ishin demoluar që në muajin janar 2021 nga mjetet e Bashkisë Tiranë. “Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” shtetasi Fatmir Firi dhe për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248, për përfaqësuesit e Drejtorisë së Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të NUA dhe Emergjencave Civile, Drejtor i Përgjithshëm Aurel Çuko, Drejtor A. B., si dhe Sektori i Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore, Përgjegjëse Sektori Eleana Jupaj”, thotë prokuroria. Në një analizë të hollësishme të gjithë gamës së veprimeve hetimore, që përfshijnë deklarimet e ndryshme, administrimin e dokumentacionit, këqyrjet dhe aktet e ekspertimit, mund të arrihet në konkluzionin si më poshtë: Në muajin janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin 140, që fillimisht ishte objekti i vetëm i hetimit. Më pas, në muajin mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak është miratuar fondi për “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore” për 15 (pesëmbëdhjetë) pallate, duke përfshirë edhe objektet e demoluar më parë, që në muajin janar, nga Bashkia Tiranë. Në vijim është bërë tenderi, duke e fituar subjekti “Arb&Trans-2010” sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikëqyrës i punimeve subjekti “MAGING Studio” sh.p.k, përfaqësuar me prokurë BOE nga inxh. Aleksandra Mahmutllari, dhe është nënshkruar dorëzimi i sheshit të ndërtimit dhe situacionet e punimeve përkatëse, duke përfshirë edhe punime të demolimit dhe evadimit të mbetjeve edhe për objektet që ishin të demoluar që në muajin janar 2021, duke paraqitur kështu rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27