Top Channel/ Hetime për vjedhjen e 3 mln eurove, kontroll i thelluar financiar te Posta
15/07/2026 20:16

Zhvillime të reja në çështjen e dyshuar të abuzimit me fondet në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Pas shkarkimit të drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe referimit të çështjes në Prokurori, në krye të filialit është komanduar Shpresa Ismaili, e cila mbante detyrën e shefes së burimeve njerëzore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka rikthyer në Durrës grupin e auditit të brendshëm për një kontroll të thelluar financiar dhe administrativ. Audituesit pritet të verifikojnë gjatë muajit korrik dokumentacionin financiar, rakordimin e fondeve dhe lëvizjet financiare të filialit, për të përcaktuar nëse abuzimet e konstatuara janë të izoluara apo kanë shtrirje më të gjerë. Kallëzimi penal i depozituar nga Posta Shqiptare ndaj drejtuesve të filialit të Durrësit me short i ka rënë prokurorit Gazmend Frëngu. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se në të njëjtën dosje pritet të bashkohen edhe dy kallëzimet e tjera penale, ai i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe ai i ish-shefes së financës Valbona Duni. Dy drejtueset akuzojnë njëra-tjetrën për abuzim me detyrën, përvetësim fondesh dhe falsifikim dokumentacioni financiar, ndërsa kanë kërkuar hetim të plotë mbi veprimet e kryera në filial. Përtej vlerës së 700 mijë eurove, apo 69 milion lekë të munguara në shërbimin e pagesave dhe të dokumentuara nga auditi i mëparshëm, dyshimet lidhen me një dëm ekonomik që mund të arrijë deri në 3 milionë euro. Gjetjet e auditit të ri pritet t’i vihen në dispozicion edhe Prokurorisë, e cila do të përcaktojë përgjegjësitë konkrete dhe nëse ka pasur shkelje penale në administrimin e fondeve publike dhe nga kush. Deri në përfundim të hetimeve, të gjitha pretendimet e palëve mbeten objekt verifikimi nga organi i akuzës.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06