Top Channel/ Heshtje zgjedhore në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras përmbyllën mitingjet e mëdha
24/06/2023 12:40

Heshtja zgjedhore mbizotëron sot në Greqi, një ditë para se qytetarët të shkojnë përsëri tek kutitë e votimeve 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat kosnervatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional. Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve për përgjegjësi politike që me votën ndaj partisë së tij do të çojnë vendin në stabilitet kombëtar. “Votuesit i kthyen shpinën toksicitetit dhe përçarjes dhe shpërblyen programin tonë politik, punën e palodhur, mirësjelljen politike dhe mbi të gjitha, efikasitetin. Shpërblyen një qeveri që mbetet konsistente midis premtimeve dhe veprave, që ishte e sinqertë para gabimeve të saj.”- u shpreh Kyriakos Mitsotakis. Nga Selaniku , kreu i Syrizas Aleksis Tsipras u ka dhënë kurajë përkrahësve të tij që të bëjnë çfarë është e mundur për të zvogëluar distancën dhe për të mos lejuar Demokracinë e Re të ketë pushtet absolut. “Ju e dini mirë: Lejohet të rrëzohesh, por duhet të ngrihesh përsëri në këmbë. Dhe ne jemi tashmë në këmbë. Ne po luftojmë për idealet tona, vlerat dhe parimet tona, për shumicën e shoqërisë greke.“- u shpreh Alexis Tsipras, kreu i partisë Syriza.

Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15
Top News- E rëndë në Fier, fqinjët shpëtojnë nga flakët 33-vjeçarin që pësoi krizë epileptike
01/11 18:00
Top News – ‘Na mbytën!’, çmime të larta në Kosovë / Qytetarët ankohen, inflacioni 7.8 për qind
01/11 17:30
Top News-Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’/Dritarja e re e transparencës dhe komunikimit me qytetarët
01/11 16:49