Xhoeli sot duhej ti gëzohej kujdesit e ledhatimeve të gjyshit siç ndodh me shumë bashkëmoshatar të tij. Por gjyshi i tij Elham Elezaj në 9 korrik të vitit 1998 u nis ne nje aksion te policise, nga i cili nuk u kthye kurre. Ne përpjekje për të neutralizuar një person që kishte marrë peng pjesëtarët e një familjeje, mes të cilëve kishte gra e fëmijë në zonën e Oxhakut Tiranë, ai humbi jetën. Kolegu i tij Ëngjëllush Avdulaj kujtoi se si e kishte njohur Elham Elezajt që kur ata ishin student në akademinë e rendit.