Top Channel/ “Heq magjinë”, zbulohet skandali i priftit që shiste kokainë, e fshihte në…
10/11/2025 22:21

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale. Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”. I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge. Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve. Në fakt një banor i zonës u shpreh se 46-vjeçari ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para. “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari. Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës. Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona”. I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë. Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.

Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
DIGITALB DIGITALB