Hëna e plotë e gushtit i befasoi adhuruesit e hapësirës me një spektakël të jashtëzakonshëm dhe të rrallë. Pas shiut të yjeve që binin në natën e San Lorenzos, qielli dhuroi sërish nje shoë mbresëlënës. “Hëna Blu” u shfaq më e madhe se zakonisht: emri nuk ka lidhje me ngjyrën e satelitit të vetëm natyror të Tokës, por i përket një kurioziteti në kalendar ku keshtu pagezohet hëna e tretë e plotë e një sezoni me katër të tilla.