Gjashtë fëmijë të kopshtit 17 në qytetin e Korçës përfunduan në spital, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi ndërsa policia ka nisur procedimin penal për mjeken e pediatrisë dhe drejtoreshën e kopshtit. Sipas të dhënave, fëmijët e moshës 4-5 vjeç frekuentonin të njëjtin grup në kopsht dhe shfaqën simptoma gastrointestinale vetëm pak orë pasi kishin konsumuar drekën.