Top Channel/ Helm ndaj kryeministrit belg/ Pluhuri në zyrën e De Croo bëri për spital zyrtarin
09/01/2025 22:26

Pluhuri i bardhë që ishte dërguar në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, muajin nëntor, është konfirmuar se është helm. Bëhet fjalë për strikininë, që helm që mund të jetë fatal. Një anëtar i stafit të kryeministrit përfundoi në spital pasi kishte hapur letrën me pluhur të bardhë më 22 nëntor. Zyra e prokurorit në Bruksel shpjegoi natyrën e substancës që ishte dërguar nëntorin e kaluar në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit. Letra ishte zbuluar më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit, dy ditë pasi pako të ngjashme ishin gjetur edhe në zyrën e ministrit të Jashtëm belg, Anelis Verlinden dhe në zyrat qendrore të shërbimeve shtetërore të sigurisë. Një person tjetër ishte vendosur në karantinë si masë parandaluese. Striknina, një substancë e bardhë pa erë, që përdoret si helm për minj, te njerëzit ndikon duke shkaktuar spazma të muskujve, arrest kardiak, dështim të organeve dhe vdekje. Lajmet e letrës me helm dolën dy ditë pasi një burrë ishte arrestuar jashtë zyrës së kryeministrit belg në Bruksel, ndërsa në dorë kishte një thikë. Policia deklaroi se motivet e tij nuk ishin të qarta në fillim. Qeveria reagoi e shokuar dhe tha se të gjitha procedurat e sigurisë ishin ndjekur në mënyrë strikte.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42