U nënshkrua sot marrëveshja që siguron grantin prej 136 milione euro të Bashkimit Europian për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Vore-Hani i Hotit. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave Ervin Mete që e cilësoi si grantin më të madh të dhënë nga BE për një projekt investimi në vendin tonë.