Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump pati vetëm lavdërime për takimin e tij me homologun kinez, Xi Jinping, sekretari amerikan i mbrojtjes # i tregoi dhëmbët Pekinit. Shtetet e Bashkuara do t’i “mbrojnë me vendosmëri interesat e veta”, tha shefi i Pentagonit gjatë një takimi në Kuala Lumpur me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						